Arrestohet shqiptari tjetër i grupit; Trafikuan 120 mln euro kokainë në Greqi
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke për shkak se akuzohet si pjesëtar i bandës që kishte sjellë në Greqi një sasi prej 1.2 ton kokainë që u kap më 25 janar të këtij viti.
Kujtojmë se droga e kapur në Janar ishte e fshehur në një banesë, ndërsa në pranga ranë 6 shqiptarë, kreu i bandës Aleksandër Pema, i cili është arrestuar së bashku me Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi.
Ndërkohë në momentin e arrestimit, 42-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, raportojnë mediat italiane. Tashmë pritet që ai të ekstradohet në Greqi për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Droga e kapur në Agrinjo të Greqisë ishte nisur nga Karaibet ume destinacion Greqinë dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri Spanjë dhe vende të tjera të BE.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me DEA-n amerikane në Agrinjo, pranë Patras. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Ndërkohë sipas mediave greke nëse droga e kapur do të shitej do të arrinte një shumë prej 120 milion eurove.
Fraksion.com