Vuçiq: Na duhet zgjidhje me Kosovën, nuk mund ta përballojmë ndonjë luftë të re
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri është deklaruar rreth arritjes së marrëveshjes me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot, se kur është fjala për Kosovën, atëherë duhet të bëjnë çmos që të arrihet një marrëveshje dhe të ulen e të bisedojnë pasi që siç u shpreh ai, shteti serb nuk do të mund t’i mbijetojë një lufteje të re.
I pyetur të komentojë deklaratën e Richard Grenellit, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, se është lajm i rremë se SHBA-të kanë një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës, Vuçiqi u përgjigj se, vazhdimisht kishte thënë se para së gjithash vetë duhet të bisedojmë.
“Kurdo që të ketë fuqi të mëdha perëndimore që ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Është detyra jonë t’i rezistojmë kësaj”, u përgjigj Vuçiq, raporton “B92”.
Vuçiq po ashtu u pyet nga gazetarët se: “Nëse mund ta marrë me mend situatën tonë pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?”.
Fraksion.com