Para vrasjes policja e ndjerë bëri diçka që ‘hajrin’ ia panë kolegët
Janë suspenduar për 72 orë katër punonjësit e Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca. Policët e suspenduar janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic- shef operative si dhe Xhavit Azizi- staf civil.
Ndërkohë në mbrëmjen e së martës Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që t’i suspendojë këta zyrtarë policor deri në kryerjen e hetimeve.
Kronologjia e vrasjes që tronditi Kosovën:
Ndërkohë që për rastin IPK ka rekomanduar që të suspendohen katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës, që të suspendojë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.
Zyrtarët që do të suspendohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi i operativë të stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.
Emrat e të suspenduarve janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.
“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’.
Por si dyshohet se e kreu aktin e rëndë zyrtarja policore e Kosovës?
Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e së martës. Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi dykatëshe në këtë lagje.
Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri, ndërkaq me të arritur në vendngjarje, kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Pesë trupa të pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes Bllaca. Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.
Në një konferencë për media ku u deklaruan zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, u tha se dyshohet se zyrtarja policore ka kryer vrasjen me revolen e saj zyrtare të policisë.
Sipas tyre, arsyet që kanë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë të njohura.
Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet, raporton Express.
Mësohet se fillimisht Bllaca ka punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.
“Valdetja është që 18 vite police. Fillimisht ka punuar në Prishtinë për disa vite, në Qendrën e Thirrjeve. Është transferuar në Gjilan para rreth pesë vitesh”, ka thënë një zyrtar policor për Express.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes përveç policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.
Prokuroria hedh poshtë një version të ri që po qarkullon rreth vrasjeve të sotme në Gjilan
Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut.
Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, ajo e kishte vrarë më pas vëllain Blerimin dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.
Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.
“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.
Sipas të dhënave të deritanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten.
Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë për Express se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.
Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit)./GazetaExpress
Fraksion.com