“Nuk hapet CD e provës”; Shtyhet gjyqi për Arbër Çekaj
Nuk është hapur një CD që mbrojtja e kishte konsideruar si një provë të fortë për hetimet është bërë shkak për shtyrjen e seancës ndaj Arbër Cekajt në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për të disatën herë.
CD e vënë në dispozicion nga SPAK nuk u hap dhe u kërkua një program më i avancuar kompjuterik.
Në CD ishte ruajtur biseda që Cekaj kishte bërë me menaxherin e kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, dhe sipas avokatit, nuk mund të bëjnë mbrojtjen pa dëgjuar këtë provë.
Në përfundim të kësaj seance, Cekaj ka këmbëngulur në pafajësinë e tij ku mësohet të ketë thënë: E kuptoj që doni ta mbyllni gjyqin për interes të atyre që ndërprenë operacionin. Nëse droga do gjendej tek banane, kush do futej në burg?
I pranishëm në seancë ka qenë edhe një përfaqësues nga ambasada e SHBA-së, pasi Cekaj është cilësuar më herët nga ish- ambasadori Donald Lu si “peshku i madh”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainëm ndërsa vetë ai, mohon të ketë lidhje duke thënë se prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.
Seanca e radhës është vendosur në datën 4 mars, ora 11:00.
Fraksion.com