“Në konsensus me SHBA/BE”; Spiropali: Grushti i shtetit në kokën e Ilir Metës, që kur nisi…
“Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit Ilir Meta.
Spiropali tha se “pyetja sot nuk është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën, pasi kjo dihet”.
“Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për Ilir Metën s’ka të sosur. Zoti e ndihmoftë Ilir Metën, se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo”, tha Spiropali.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për të shpartalluar atë që e cilësoi “grusht shteti.
Fraksion.com