AktualitetPolitikëTë fundit

“Meta e Berisha kanë marrë peng Bashën”; Spiropali: Nëse ka grusht shteti ai po ndodh brenda opozitës

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar diitën e djeshme në Top Talk .
Dyrnjaja:

Presidenti thotë që ju po bëni një grusht shteti me letra, me këto manipulimet e listave e procedurës, vendosjes së radhës.

Spiropali:

Ishte për të treguar se Presidenti i Republikës ka qenë koherent në luftën e hapur që i ka shpallur reformës në drejtësi dhe për ne nuk ka çudi.

Presidenti mund të thotë shumë çka, është në të drejtën e tij të bëjë interpretime, por ashtu siç presidenti interpretoj dekretin e tij të famshëm për shterjen e zgjedhjeve të qershorit, i shtyu më 13 tetor dhe mori një përgjigje shumë konkrete nga Komisioni i Venecias për ligjshmërinë e zgjedhjeve të qershorit.

Unë nuk kam parë asnjë letër për të vërtetuar grushtin e shtetit, këto janë terma politik, kjo është një gjuhë e ashpër e retorikës politike.

I vetmi grusht shteti që po ndodh është ai që Ilir Meta dhe Sali Berisha po i bëjnë Lulzim Bashës.

 

Fraksion.com