AktualitetTë fundit

Grabitësi i argjendarisë del me të dashurën para gjykatës

Ka dalë sot para Gjykatës së Durrësit, Astrit Thaçi, 27-vjeçari i arrestuar për grabitjen e kësaj të shtune në argjendarinë në Elbasan dhe e dashura e tij Adela Berisha.

Ndërsa për Thaçin u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, 20-vjeçarja u la e lirë me “detyrim paraqitje”.

Duke folur në gjykatë, 27-vjeçari shprehu pendesë për veprimet e tij, duke thënë se nëse do kthehej mbas nuk do merrej më me grabitje.

“Isha nën efektin e lëndëve narkotikedhe në gjendje ankthi. Kam bërë gabim shumë të madh dhe kam abuzuar shumë, jam penduar. Argjendarinë e vodha për inerci. Të gjithë veprat penale i kam kryer i vetëm. Në vitin 2007 u arrestova në Itali, në muajin nëntor u lirova”, tha ai.

Adela Berisha u arrestua këtë të diel, e akuzuar se ka ndihmuar që ti shpëtonte policisë të dashurin e saj Astrit Thaçi, të cilin e kishte njohur nëpërmjet Facebook.

Mesditën e 15 shkurtit Astrit Thaçi, me një kapele në kokë hyri si klient tek argjendaria ‘Diamant’, pronë e Antoneta Balla. Ai kërkoi një unazë dhe teksa Balla i nxirrte unazat për ti provuar, nxori një pistoletë duke e kërcënuar.

Në këtë moment Balla i rrëmbeu armën duke e futur nën banak. Teksa ndodhte kjo, Thaçi u çorodit dhe në panik rrëmbeu çfarë unazash kishte nxjerrë gruaja mbi banak dhe u zhduk me vrap. Ai akuzohet për së paku 8 grabitje, në argjendari, markete, banka dhe agjenci turistike.

 

Fraksion.com