AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Cipras: BE të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Takimi i Këshillit Europian i marsit duhet të miratojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras, njëkohësisht edhe kreu i partisë SYRIZA.

”BE nuk mund të marrë një rol gjeopolitik dinamik ndërkombëtar nëse nuk mbështetet edhe në mënyrë aktive Marrëveshjen e Prespes midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi lideri kryesor i opozitës.

”Pezullimi i bisedimeve të pranimit në BE të Ballkanit në vitin 2014 çoi në humbjen e stabilitetit në rajon dhe fuqizimin e palëve të treta që punojnë kundër interesave të BE-së”, theksoi ai.

Cipras paralajmëroi gjithashtu se paqëndrueshmëria shtesë në rajon do të kontribuonte në flukset më të larta të migracionit nga Ballkani Perëndimor në Europë.

”BE-ja duhet të mbështesë udhëheqësit dhe popujt e Ballkanit Perëndimor të cilët janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme dhe të ndërmarrin reforma, përndryshe do të justifikojnë forcat nacionaliste dhe autoritare”, tha Cipras.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com