Basha në Kukës: Qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit
“Ditën e parë qeveria jonë do të heqë taksën për Rrugën e Kombit”, tha Basha në një takim me banorë të Kukësit.
Basha gjithashtu ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
“Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët dhe të pa shpresë për të rinjtë. Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë”, tha Basha.
“Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve”, tha kreu i PD.
“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!”, tha Basha.
Fraksion.com