AktualitetTë fundit

Arrestohet 26 vjeçarja; Ishte shpallur në kërkim

26 vjeçarja e shpallur në kërkim për veprën penali “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” është vënë në pranga në Vlorë.

Në vitin 2017 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Vlorë

Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.P., 44 vjeç, banues në fshatin Borsh.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com