Roettgen kandidaturë për drejtimin e CDU-së
Deri tani, pas tërmetit në këtë parti, që lidhet me zgjedhjet në Turingia, që detyruan Annegret Kramp-Karrenbauer që të njoftonte tërheqjen e saj, flitej vetëm për tri kandidatura, avokatin financiar, Friedrich Merz, ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe kryeministrin e Vestfalisë, Armin Laschet.
“Situata është kaq serioze pasi flitet për të ardhmen e CDU-së, që do të thotë e ardhmja e Gjermanisë”, tha Roettgen.
Ai ka qenë ministër i Mjedisit gjatë viteve 2009-2012. Roettgen është kandidatura e parë zyrtare për presidencën e CDU-së post Merkel.
Fraksion.com