AktualitetPolitikëTë fundit

Meta dorëzon kallëzimin në SPAK për Dvoranin; Garanton se do shpartallohet grushti i shtetit në mënyrën më shembullore

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se ka dorëzuar në SPAK prova shtesë kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani.

“Të dashur qytetarë, pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore!” shprehet ai.

 

Fraksion.com