Kandidatët për BKH në makinën e së vërtetës; 2 prej tyre sot
Vazhdon gara për për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. Tetë kandidatët që kanë kaluar fazat e para deri tani, do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit ose makinës të së vërtetës.
Ky test që do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundojë të premten do t’i vendosë kandidatët të përballen me makinën e të vërtetës nga dy në ditë. Më pas ata do të kenë intervistën dhe kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetit.
Pak ditë më parë, ambasada e SHBA në Tiranë, njoftoi se kandidatët për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit po iu nënshtrohen disa testeve, frymëzuar nga praktikat më të mira të FBI.
Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera.
Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale.
Kandidatët që kaluan testimin fizik dhe me shkrim e vazhdojnë garën janë:
Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj
Fraksion.com