AktualitetPolitikëTë fundit

“Buzëqeshja ishte shumë e madhe”; Kryemadhi: Takimi i djeshëm ua dha këtë shans

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Interim, Monika Kryemadhi ka falenderuar për ndihmën  ndërkombëtare të ditës së djeshme në Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.

Ajo tha se, është një shpresë që do t’iu japë shqiptarëve forcën për të vazhduar betejen dhe për t’i treguar atyre se nuk janë vetëm, por janë në mbështetje nga BE.

Kryemadhi  tha se nga tani e tutje fillon përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë.

Ky falenderim është më shumë se falenderim, por shpresë që do t’ju japë shqiptarëve forcën dhe kurajën për të vazhduar betejën e tyre dhe për t’iu treguar që nuk janë vetëm, por mbështeten nga BE. Takimi i djeshëm tregoi qartë që nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, por ndjejnë detyrim për t’i ndihmuar. Notat e entuziazmit, mbaruan, por duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Për 256 mln euro për rindërtimin e shtëpive, që të mos paguajnë më kreditë e kripura, të ndërtohen sa më shpejt, jo t’i kap dimri i vitit tjetër.

Takimi i djeshëm ua dha këtë shans. Buzëqeshja ishte shumë e madhe se prej vitesh po kërkon kredi, për të paguar administratë. 885 mln euro kredi, që do i paguajnë taksat e shqiptarëve. Është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi, me ekspertë për të bërë monitorimin e këtij projekti, se besimi i shqiptarëve ka humbur. “SHBA do të themelojnë akademinë e transparencës për administrimin transparent të fondeve”, që gjë tregon qartë , se shqiptarët janë mësuar se paratë shkojnë në xhepat e rilindësve.

Qeveria e ka treguar që është e paaftë për vende të reja pune, e paaftë për t’iu shërbyer shqiptarëve. Ne do të jemi të gatshëm dhe vigjilent për çdo projekt. Presim me padurim që të shohin ndërtesa e para, që të strehohen dhe fëmijët të shkojnë në shkollë si të gjithë të tjerët”, tha Kryemadhi.

 

Fraksion.com