Basha pas takimit me aleatët: Rrotacion me mjete politike pa kosto për shqiptarët
Pas një ore e gjysmë mbledhje me aleatët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëjtë si presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po bën grusht shteti dhe ka theksuar se do ta luftojë një gjë të tillë me të gjitha mjetet demokratike, duke përjashtuar mundësinë e një proteste të radhës nga opozita.
“Një grusht i pastër institucial, me shërbëtor të bindur me organet e reja të qeverisë. Kemi diskutuat dhe për hapat e tjera të mazhorancë, për të rrezikuar të drejtat e qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e kriminelëve. Do të marrim çdo vendim, duke i bërë thirrje çdo qytetari që të ndeshen me rezistencën më të madhe të qytetarëve. Për ne ky parlament është shpërndarë në 18 shkurt, çdo ligj me këtë parlament është nul. Ne jemi të orientuar tek zgjidhja, dhe s’mund të jetë vetëm tek opozita. Rrotacioni është i pashmangshëm.
Detyra jonë është që të angazhojmë qytetarët, po veprojmë me këto rrafshe. Rrafshi i parë është dëgjimi, siç po bëjmë. Do të shpalosim ofertën tonë, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rrotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Procesin do ta përfundojmë me mjete politike, pa kosto për shqiptarët. Bashkimi do të jetë i madh, i pandalshëm”, tha Basha.
Fraksion.com