AktualitetNATO/BETë fundit

Asambleja Parlamentare e NATO-s në Selinë e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Selinë e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kryesoi takimin vjetor midis Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (NPA) dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut të hënën (17 shkurt 2020) në Bruksel.

Duke mirëpritur anëtarët e NPA, Sekretari i Përgjithshëm tha që takimi tregon rëndësinë e NATO-s për parlamentarët, dhe rëndësinë e mbështetjes parlamentare për NATO-n në punën e saj në mbajtjen e një miliardi njerëvez të sigurt në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Duke reflektuar në takimin e suksesshëm të udhëheqësve të NATO-s në Londër dhjetorin e kaluar, Z. Stoltenberg nënvizoi aftësinë e Aleancës për t’u përshtatur me ndryshimet në mjedisin e sigurisë ndërkombëtare, si një nga arsyet kryesore për suksesin e qëndrueshëm të Aleancës.

Përpara takimit, Sekretari i Përgjithshëm u takua me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s Z. Attila Mesterhazy për një shkëmbim mendimesh. Ata diskutuan punën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe mënyrat për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm midis dy organizatave.

NPA bashkon ligjvënësit nga Aleatët e NATO-s dhe vendet e asociuar që të marrin në konsideratë çështje që lidhen me sigurinë me interes dhe shqetësim të përbashkët. Takimi i përbashkët vjetor është pjesë e konsultimeve të rregullta midis NATO-s dhe NPA.

 

Fraksion.com