AktualitetTë fundit

Turqia, 46.3 milionë euro mbështetje Shqipërisë për rimëkëmbjen nga tërmeti

46.3 milionë euro është mbështetja që Turqia i ka ofruar Shqipërisë për rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përfaqësuesi i Turqisë në Konferencën e Donatorëve tha se kjo shumë ofrohet në formën e granteve apo në natyrë.

“Turqia e falënderon BE për organizimin e kësaj konference. Ne ishim ndër reaguesit e parë. Ekipet tona arritën në vendin e ngjarjes. Gjysmë hëna turke dhe Agjencia TIKA për bashkëpunim dhe zhvillim  janë shumë të angazhuara duke ofruar batanije ushqime me vlerë më shumë se gjysmë milionë euro. Ekipet tona të shpëtimit dhe ndihma humanitare ka rritur 900 mijë euro”, tha ai.

“Presidenti Erdogan i bëri thirrje vendeve Islamike për të ndihmuar Shqipërinë. Administrata turke ka nisur punën për ndërtimin e 504 njësive të banimit në Laç. Ceremonia e madhe do të mbahet në fund të këtij muaj. Projekti për ndërtimin e tyre do të shkojë 45 milionë euro. Agjencia TIKA është angazhuar për dhurimin e 100 mijë eurove të tjera për ndërtimin e xhamive në Prezë. Vlera është 46.3 milionë euro afërsisht dhe e gjithë kjo shumë në formën e granteve ose në natyrë. Ndihma më e madhe që mund t;i jepet Shqipërinë është mbështetja dhe shtyrja drejt familjes europiane. Turqia do të vazhdojë të jetë ndërtues, stabilizues dhe lidhës në Ballkan”, tha përfaqësuesi i qeverisë turke.

 

Fraksion.com