Trump falënderon Erdoğan për përpjekjet e Turqisë lidhur me Idlibin
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë lidhur me bisedën telefonike mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi se “Trump falënderoi presidentin Erdoğan lidhur me përpjekjet që Turqia ka treguar për të parandaluar një fatkeqësi njerëzore në Idlib”.
Zv.zëdhënësi për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, publikoi një deklaratë lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar të shtunën mes presidentit Erdoğan dhe Trump.
“Presidenti Trump ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me dhunën në Idlib të Sirisë dhe ka falënderuar presidentin Erdoğan për përpjekjet që Turqia ka treguar për të parandaluar një fatkeqësi njerëzore”, thuhet në deklaratë.
Trump në bisedë ka shprehur dëshirën e tij për t‘i dhënë fund mbështetjes së Rusisë për regjimin e Asadit dhe për të sjellë një zgjidhje politike për luftën e brendshme në Siri. “Trump ka përsëritur se ndërhyrja e fuqive të jashtme në Libi do të përkeqësojë edhe më tej situatën”, qëndron në deklaratë.
Fraksion.com