AktualitetTë fundit

“T’i ndërpritet detyra”; Meta: Fakte të reja mbi veprimtarinë kriminale të Dvoranit

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se do të dorëzojë fakte të reja në prokurori që sipas tij tregojnë veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Meta tha se Dvorani nuk duhet të qëndrojë më në këtë detyrë.

Ai tha se sot do të informojë mbi fakte të reja të reja të veprimtarisë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani gjatë kryesimit prej tij të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2019 dhe bëri me dije se do të depozitohet një shtesë në kallëzimin që ka depozituar ndaj tij.

Kreu i shtetit e akuzoi Dvoranin për shpërdorim të funksionit publik, me qëllimin e pastër të kapjes së Gjykatës Kushtetuese, ndaj kërkoi që Dovranit t’i ndërpritet detyra me qëllim që ti ndalohet veprimtaria e plotësimit të kësaj gjykate, “me qëllim që vendin e fundit vakant në Kushtetuese t’ia ruajë vetes”.

“Kryetari i Kuvendit me shkresë dhe numër protokolli i drejtohet kryetarit të KED duke kërkuar informacion mbi ecurinë e procesit të zgjedhjes për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Dvorani brenda ditës i përgjigjet kërkesës së kryeparlamentarit më 8 nëntor 2019, duke keqinformuar dhe fshehur mbi vullnetin e Presidentit, për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas vakancës së shpallur, që i takonte Presidentit. Pa zhvilluar asnjë mbledhje dhe pa pasur kompetencë ligjore të përgiogjet për çështje të tilla, konstaton si të jetë vetë Presidenti, zgjedhjen e një anëtari të Kushtetueses”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se Ardian Dvorani pa asnjë kompetencë dhe duke shtrëmbëruar faktet dhe detyrën, i rrëmben Presidentit kompetencën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Kreu i KED duhet ti përgjigjet SPAK se pse nuk e mblodhi këshillin dhe a është në kompetencën e tij të përgjigjet në emër të KED dhe se me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që brenda pak orësh të kthente përgjigje në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit.

Meta tha se ndërkohë që KED vetëm një ditë më parë, në mbledhje ne tij u dakordua se nuk mund të kometonte qëndrimin e Presidentit, pasi do tejkalonte kompetencat e këshillit.

 

 

Fraksion.com