AktualitetTë fundit

Tërmeti: Britania e Madhe jep 1 milion paund për Shqipërinë

Në prag të Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet në Bruksel, Ambasada Britanike ka publikuar shifrën që Britania do i dhurojë Shqipërisë në kuadër të Rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas njoftimit të publikuar, mësohet se Britania e Madhe do t’i japë vendit tonë 1 milion paund

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi vendin në nëntor.

Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, u shpreh ambasada britanike.

 

Fraksion.com