Talebanët, së shpejti marrëveshje me SHBA
Talibanët shprehën besim se deri në fund të këtij muaji do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara në prani të garantuesve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.
Një udhëheqës i lartë i grupit kryengritës tha se dy kundërshtarët kanë vendosur reciprokisht të zhvillojnë ceremoninë e nënshkrimit në Doha, kryeqyteti i Katarit, ku u zhvilluan edhe negociatat 18-mujore mes SHBA dhe talibanëve.
Uashingtoni, megjithatë, ka theksuar se do të vendosë për një marrëveshje paqeje me talibanët vetëm nëse në Afganistan zbatohet me sukses një armëpushim prej 7 ditësh i pranuar reciprokisht.
Marrëveshja parashikon që palët ndërluftuese të ndalin operacionet sulmuese për shtatë ditë. Nëse palët e mbajnë angazhimin, ata do të kthehen në tryezë për të nënshkruar marrëveshjen e paqes që talibanët dhe negociatorët e SHBA kanë finalizuar në takimet maratonë gjatë vitit të kaluar.
Fraksion.com