“SPAK të veprojë menjëherë”; Bardhi: Meta bëri publike fakte të pakundërshtueshme
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me faktet e bëra publike nga Presidenti Ilir Meta në lidhje me kreun e KED, Ardian Dvorani, duke kërkuar që SPAK të nisë pa hezitim hetimin.
“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, u shpreh Bardhi.
“Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur”, tha ai.
Fraksion.com