Rrugëtimi i Kosovës në 12 vjet shtet
Edhe shënimi i 12-vjetorit të pavarësisë, kosovarët po i gjen të izoluar.
Edhe pas dymbëdhjetë vitesh si shtet i pavarur, Kosova nuk arriti ta ndjek hapin me të cilin ecnin vendet e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Momentalisht, nuk ka një perspektivë të qartë evropiane, pasi banorët e shtetit më të ri kanë mbetur të izoluar, duke qenë kështu të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin pa viza na Zonën Schengen.
Gjatë kësaj periudhe, Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, nisi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili akoma nuk ka përfunduar, themeloi Gjykatën Speciale për Krime Lufte dhe po vazhdon përpjekjet për t’u përfshirë në strukturat evropiane. Ndërkohë që sfidë brenda Kosovës, vazhdon të jetë zhvillimi i ekonomisë, arsimi dhe shëndetësia, shkruan lajmi.net.
Dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, projekt ky që u mbështet nga shumica e vendeve demokratike, Kosovën e kanë njohur 116.
23 nga 28 vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën.
Mirëpo Kosova stagnoi në katër vitet e fundit, ku sipas asaj që shihet në faqen zyrtare, Republikën tonë e kanë njohur vetëm 5 shtete, përkatësisht që nga shkurti i vitit 2018, nuk ka pasur asnjë njohje.
Në anën tjetër, sipas Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë deri më tani 13 vende kanë tërhequr njohjet e tyre të pavarësisë së Kosovës.
Por, disa nga këto shtete në mënyra të ndryshme e kanë përgënjeshtruar një pohim të tillë të Beogradit, por mund të thuhet se edhe se disa shtete e kanë tërhequr njohjen dhe nëse i hyjmë kalkulimit, del se momentalisht Serbia ka shënuar më shumë “gola”.
Pasi Serbia intensifikoi veprimet për një fushatë të egër kundër Kosovës, në aspektin e politikës së jashtme, Kosova madje nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO, e as në organizatën më të madhe të policisë, INTERPOL.
Por, fushatës së egër të Serbisë, Republika e Kosovës iu përgjigj me vendosjen e taksës 100% për mallrat që importoheshin nga ky shtet si dhe nga Bosnja e Hercegovina. Vendim ky që përveç që pati dhe vazhdon të ketë reagime të shumta nga bashkësia ndërkombëtare, ka bërë që Serbia të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.
Megjithatë, kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti, theksoi se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë. Hap ky që nuk po përkrahet nga ndërkombëtarët.
Thirrje të shumta nga Amerika kanë ardhur edhe për Qeverinë e re të Kosovës, që taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake të hiqet. Edhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell edhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo i kanë bërë thirrje Kurtit që taksa të hiqet.
Kosova është i vetmi shtet në rajon që formalisht nuk e ka nisur rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo akoma nuk ka aplikuar për të marrë statusin e vendit kandidat.
Por, vendi ia doli të shënojë një arritje të madhe, nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian, kjo është marrëdhënia e parë kontraktuale që Kosova lidhi me Bashkimin Evropian.
Pas shumë dështimeve në politikë, suksesin më të madh që nga pavarësia, Republika e Kosovës e arriti në art dhe sport.
Kosova arriti të bëhej anëtari i 210-të i Organizatës Botërore të Futbollit, vendim ky historik për Kosovën. E kjo ndodhi dhjetë 10 ditë pasi u bë pjesë e UEFA-s. Herën e parë që mori pjesë në një olimpiadë, përfaqësuesja e Kosovës doli fituese me medalje të artë.
Përveç suksesit në sport, krenaria më e madhe për qytetarët e vendit, ishte fillimi i procesit të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Vitin që lamë pas Kuvendi i Kosovës i ka dhënë FSK-së kompetencat të plota për transformimin në ushtrisë së Kosovës.
Ndryshe në nëntor të 2005-s, Kosova nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur.
Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të viti 2008 në ora 15:39.
17 Shkurti i vitit 2008 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe përmbyll sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. /Lajmi.net
Fraksion.com