AktualitetTë fundit

Po transportonte tre të burgosur: Aksidentohet furgoni i policisë; Plagoset polici

Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat. Furgoni i Drejtorisë se Burgjeve në Tiranë është përplasur me një automjet.

Në brendësi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues. Nga përplasja është lënduar një polic jashtë rrezikut për jetën ndonëse është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

 

Fraksion.com