AktualitetBota+Të fundit

Një grup i ekstremit të djathtë në Gjermani “planifikonte sulme në xhami”

Anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, të arrestuar në Gjermani, planifikonin sulme kundër xhamive, politikanëve dhe azilkërkuesve, raportojnë mediat lokale.

Dymbëdhjetë vetë, që dyshohet se i përkasin grupit “Der harte Kern”, u arrestuan të premten.

Sipas gazetës Welt am Sonntag, një tjetër person, që besohet se është pjesë e grupit, është në arrati.

Grupi thuhet se është takuar përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp dhe ka formuar organizatën, shtatorin e kaluar.

Sipas raporteve të shtypit, hetuesit janë kontaktuar nga dikush që ka depërtuar në grup.

Gjatë bastisjeve, autoritetet raportohet të kenë gjetur edhe armë dhe materiale që mund të përdoren për të prodhuar bomba në shtëpi.

Gjermania po përballet me rritje të mbështetjes për ekstremin e djathtë, sidomos në lindjen ish-komuniste të vendit./rel

 

Fraksion.com