Konferenca e Donatorëve; Suedia 5.6 milionë euro mbështetje Shqipërisë
Kështu ka njoftuar, ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se Suedia do të ndihmojë Shqipërinë me 5.6 milionë euro për procesin e rindërtimit.
“Përshëndetje të gjithëve. Sot kemi Konferencën e Donatorëve në Bruksel dhe unë dua të ndaj me ju një lajm të mirë dhe shumë të rëndësishëm. Ministri ynë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik sapo ka njoftuar se Suedia do të mbështesë Shqipërinë me 5.6 milionë euro, pas tërmetit. Këto para do të shkojnë për procesin e rindërtimit dhe përgatitjen ndaj fatkeqësive”, tha ambasadorja e Suedisë në Tiranë, duke cituar Peter Eriksson, ministër për Zhvillimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin në Suedi.
Fraksion.com