AktualitetTë fundit

Konferenca e Donatorëve: Michel: Ndihmojmë Shqipërinë se jemi një familje europiane

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, tha se “kjo ngjarje që na ka sjellë të gjithëve këtu është një ngjarje dramatike, që ka shkaktuar kaq viktima, na ka sjellë për të ndihmuar ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne jemi këtu për të kontribuar për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë, që për ne ka shërbyer si një dritë ndriçimi, frymëzimi”.

“Ne jemi këtu për të treguar solidaritetin, vëllazërinë dhe vendosmërinë si Komision Europian gjithëpalësh. Të gjitha shtetet anëtare janë të angazhuar, kanë deklaruar vullnetin për të ndihmuar popullin shqiptar në momentet e tij të vështira. Pra Komisioni ka miratuar një ndihmë për të ndihmuar Shqipërinë, për të ndihmuar viktimat, për të vlerësuar dëmet që janë bërë, kemi shpërndarë ndihmë për popullin shqiptar. Ndihma jonë ka qenë shumë konkrete. Sot jemi këtu të pranishëm të mobilizuar dhe nuk jemi vetëm, por jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e vendit të vet, duke filluar nga SHBA, BB”, tha ai.

Në vijim presidenti Charles Michel tha se “kjo për mua do jetë një nga një pikat e forta të BE. Ne duhet të punojmë për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar për të ndihmuar në këtë kauzë të nevojshme duhet të jemi të pranishëm në çdo moment dhe për këtë kërkoj solidaritet”.

“Ne duhet të ndërtojmë shkolla, kompanitë, për të bërë sa më të fortë mbrojtjen civile, të gjitha të nevojshme dhe ne duhet të punojmë krah për krah që të japim kontributin tonë”, tha ai.

Michel theksoi se po e ndihmojmë Shqipërinë, se jemi një familje europiane.

“Pse po e bëjmë ne këtë? Sepse jemi një familje europiane. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk janë larg, janë fqinjët tanë më të afërt, ata janë pjesë përbërëse e kontinentit tonë. Ne kemi një trashëgimi të përbashkët, një histori të përbashkët, dhe gjithashtu një të ardhme së bashku”, theksoi ai.

Po ashtu, Michel tha se “ne jemi të vendosur të intensifikojmë marrëdhëniet tona me rajonin. Ne ndajmë mundësi dhe sfida të përbashkëta në një botë të trazuar, ne ndajmë interesa dhe sidomos spektrin politik dhe ekonomik të sigurisë, gjithashtu ndajmë një vizion sigurie dhe begatie për gjithë Europën”.

“Jam i sigurt se Konferenca e sotme do jetë një sukses, sikundër jam i bindur se populli shqiptar do t’i kalojë këto kohë të vështira, do të ndërtojë dhe do të ecë përpara, më i sigurt se kurrë dhe për këtë mund të mbështeteni tek ne”, tha ai.

 

Fraksion.com