AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Konferenca e donatorëve; Komisioni Europian i dhuron 115 mln euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit (VIDEO-LIVE)

Në nisje të konferencës së donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, deklaroi se të gjithë i kanë dëgjuar historitë e viktimave të prekur ku dy familje u shuan, dy të rinj gati për tu martuar dhe shumë të tjerë.

“Kur ne shkuam atje i gjithë vendi ishte në zi, por të mobilizuar për t’iu dhënë strehë atyre që humbën gjithçka. Kjo është një histori humbjeje, por edhe një histori heronjsh. Është një solidaritet midis vetë shqiptarëve dhe europianëve. Brenda disa orësh nga tërmeti, ekipet e para nisën të vijnë në Shqopëri, na Italia, Rumania etj. U aktivizua mekanizmi i mrjtjes europiane dhe eskpertët tanë mbërritën në Shqipërië për të drejtuar operacionet dhe vlertësuar dëmet”, u shpreh Von der Leyen.

Ajo tha se populli i Shqipërisë e di se e kanë vendin në familjen europiane tashmë më shumë se kurrë.

Duke folur për pjesëmarrjen në konferencë, ajo shtoi se tregohet reagimi i plotë nga Mali i Zi në Kanada, nga Turqia në Izrael dhe nga Zvicra në SHBA.

Sipas saj, solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri dhe se ditën pas tërmetit ekipet e shpëtimi nxorrën 49 persona dhe një familje e tërë u nxor e gjallë dhe kjo ndodjhi në sajë të mobilizimit kolektiv.

Presidentja e KE tha se kur pluhuri zuri vend, tenda dhe ndihma nisën që të vijnë, por nënvizoi se nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, ku shumë shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale dhe biznese dhe se kostoja e rindërtimit është vletësuar rreth 1 miliardë euro.

“Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Mund ta ndihmojmë Shqipërinë ta fillojë nga e para. Së bashku mund ta bëjmë Shqipërinë më të fortë nga sa ishte më parë. Në muajt në vijim do të punojmë së bashku. Do të sigurojmë që angazhimet tona të realizohen plotësisht dhe në kohë. KE jep 100 milionë euro për rindërtim nga buxheti  dhe kjo ëshë përtej 15 milionëve (total 115 milionë). Ftoj në kontribute shtete anëtarte, unë ju ftoj që ta ndihmojmë Shqipërinë”, deklaroi Presidentja e KE.

Sipas saj, Shqipëria do të ngrihet nga hiri i tërmetit, me forcë dhe më i sigurtë në zemër të familjes europiane.

Më herët Kryeministri Edi Rama, firmosi marrëveshjen me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ku u dhuruan 15 milionë euro për rindërtimin.

 

Fraksion.com