AktualitetPolitikëTë fundit

Konferenca e Donatorëve, Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi : Solidaritet të fortë me Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi shprehu solidaritetin me Shqipërinë para Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Komisioneri europian bëri të ditur se së bashku me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian zhvilluan sot një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi u organizua nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

“Patëm një diskutim të mirë mbi përparimin e reformës. Shprehim solidaritet të fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit dhe përpara konferencës së sotme të donatorëve ndërkombëtarë. Së bashku për Shqipërinë”, deklaroi komisioneri për Zgjerimin në BE, Varhely.

 

Fraksion.com