AktualitetPolitikëTë fundit

Konferenca e Donatorëve; Basha: Mirënjohje për çdo vend, donacionet të bekuara dhe të mirëpritura

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura”, tha sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai shprehu, falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë”,  tha Basha.

“Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, tha Basha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com