Kinë, arrin në 1.771 numri i të vdekurve nga koronavirusi
Numri i personave të vdekur nga shpërthimi i koronavirusit të ri, të njohur si Covid-19 në Kinë është rritur në 1.771, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend.
Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se është rritur në 1.771 numri i të vdekurve nga Covid-19 prej të cilëve 1 në Hong Kong, ndërsa numri i të prekurve në 70.548 nga të cilët 10.644 në gjendje të rëndë.
Po ashtu numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është rritur në 7.264 teksa nën trajtim ndodhen 150.539 persona. Ndërkohë numri i personave që janë trajtuar dhe janë shëruar nga Covid-19 ka arritur në 10.844.
Numri i të prekurve nga virusi jashtë territorit të Kinës është 57 në Hong Kong dhe 10 në Makao, rajone të veçanta administrative.
– Në 24 orët e fundit, 105 të vdekur
Në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë në vend kanë humbur jetën 105 persona ndërsa janë regjistruar 2.048 raste të reja. Në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit u shënuan 100 raste të reja të vdekjeve, ndërsa 3 në Hunan dhe 2 në Guangdong.
Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende përshirë Turqinë evakuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.
Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.
Fraksion.com