AktualitetBota+Të fundit

Goditet me raketa një bazë e koalicionit amerikan në Bagdad

Disa raketa goditën një bazë në kryeqytetin e Irakut e cila strehon forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i koalicionit njoftoi se askush nuk u plagos gjatë sulmit të së dielës në atë që njihet si Zona e Gjelbër në Bagdad, pranë ambasadës amerikane.

Ky është incidenti më i fundit në një seri sulmesh që kanë patur si objektiv trupat e koalicionit.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen.

Muajin e kaluar si pasojë e një sulmi me dron të forcave amerikane u vra në Bagdad gjenerali i lartë iranian Qassem Soleimani. Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Irak, duke shkaktuar disa të plagosur në radhët e trupave amerikane.

 

Fraksion.com