Gara për kreun e BKH, nis nesër faza e testimit me makinën e së vërtetës
Gara për përcaktimin e kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojë nesër me fillimin e fazë së testimit me makinën e së vërtetës, që do të vijojë deri të premten.
Sipas asaj që mësohet nga burime pranë SPAK, 8 kandidatët e kualifikuar do të vijojnë, duke nisur prej ditës së martë deri ditën e premte testin e së vërtetës përmes “Poligrafit” dhe pas kësaj faze, SPAK do të mblidhet për të përcaktuar se cilin kandidat do t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të emëruar në krye të BKH.
Sipas burimeve, seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për çdo kandidat.
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues dhe ka për detyrë që të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues.
Lista e 8 kandidateve të kualifikuar:
1-Aida Veizaj (Hanaj)
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj
Fraksion.com