Ekonomia e Japonisë tkurret me ritmin më të shpejtë që nga viti 2014
Ekonomia e Japonisë, në fund të vitit 2019, është tkurrur me ritmin më të shpejtë në pesë vjet.
Sipas shifrave zyrtare, bruto prodhimi i brendshëm vjetor ka rënë për 6.3 për qind në periudhën tetor-dhjetor.
Tkurrja e tillë është e para në më shumë se një vit dhe më e madhja që nga viti 2014, kur rënia ka qenë 7.4%.
Faktorët kryesorë për këtë vlerësohet të jenë: rritja e taksave të shitjeve, kërkesa më e dobët globale dhe pasojat e një tajfuni.
Ka shqetësime se shpërthimi i një koronavirusi në Kinë mund ta ndikojë ekonominë në Japoni edhe këtë tremujor.
Kjo ka rritur frikën se Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, mund të bie në recesion.
Në përgjigje të të dhënave të sotme, ministri i Ekonomisë i Japonisë, Yasutoshi Nishimura, tha se Qeveria japoneze është e gatshme të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të trajtuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në ekonomi dhe turizëm.
Fraksion.com