AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe unë dora juaj jam”; Basha: Luftë për mbijetesë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar disa punëtorë në Elbasan. dhe ka postuar një video në facebook, me pjesë nga biseda, ku vendin kryesor e zënë hallet e tyre të përditshme

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.” shkruan Basha në statusin  që i ka bashkëngjitur videos.

Pjesë nga Biseda:

Basha: Të gjithë nga Elbasani jeni?

Punëtorë: Po dhe nga rrethinat. Dora jote jemi den baba den

Basha: Edhe unë dora juaj

Punëtori: Ekonomia është shumë dobët. Nuk të bën zemra të ikësh në shtëpi, nuk di çfarë t’u japësh kalamajve për të ngrënë

Basha: Është luftë për mbijetesë

Punëtori: 30 vjet punë, 130 mijë lekë pension me jep. Detyrohem punoj kështu në këtë moshë.

Basha: Sa vjeç je?

Punëtori: 68

Basha: Gjendje e tmerrshme është kudo

Punëtori: Ne me punë nuk po ia dalim

Basha: Absolutisht. Imagjino ata që janë papunë

Punëtori: Ai vetëm taksa, taksa, taksa na vdiqë o vëlla

Basha: Po atë tunelin e rrugës se kena bo keq apo jo?

Punëtori: Ajo është kryevepër

Basha: Asgjë nuk është ajo me punët që do bëjmë. Po të kesh dëshirë dhe dashuri për vendin dhe për njerëzit asgjë nuk të ndalon të punosh

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com