“Bëj një foto pa filtër, bëj”; Hygerta Sako nuk ia përton ndjekëses
Hygerta Sako nuk ia ka lënë mangut përgjigjen një ndjekëseje që i kërkoi të publikojë një foto pa filtër në Instagram.
Moderatorja shqiptare ka pozuar me kapuçin e xhupit në foton e fundit, ku duket mjaft e ëmbël, por komentuesja i vë në dukje filtrat që përdor ajo në Instagram.
Kaq ka mjaftuar që në komentet poshtë fotos të plasë debati. Moderatorja ia ka thënë troç ndjekëses që të shohë punën e vet dhe të mos ju japë mend të tjerëve.
“Bëj një pa filtër bëj…”, i shkruan ajo!
“Aha, ti e ke Instangramin t’u japësh mend të tjerëve. Kuptoj”, ia kthen Hygerta.
“Epo ç’të bësh ca shesin ca japin”, vijon komentuesja.
“S’kam ça bëj jo. Është zgjedhje personale. Personalisht nuk preferoj as të shes as të jap, po të shoh punën time 🤗”, përfundon Hygerta duke i dhënë fund debatit virtual.
Fraksion.com