Albin Kurti për herë të parë bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, lartëson veprën dhe kontributin e tij për Kosovën
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Për herë të parë, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pas homazheve, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, e lartësoi veprën dhe kontributin e ish-presidentit Ibragim Rugova për shtetin e Kosovës, raporton lajmi.net.
“Si kryeminsitër i Kosovës, sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12-të të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, presidnetitn Ibrahim Rugova. Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen instituese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U preftë i qetë e në paqe”, theksoi Kurti.
Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se ideatori i Pavarësisë së Kosovës, është ish-presidenti historik i vendit, Ibrahim Rugova.
Sipas saj, vepra dhe kontributi i tij për Kosovën dhe qytetarët nuk do të harrohen kurrë.
Fraksion.com