Horoskopi, ditor e shtunë 15 shkurt 2020
Ky është horoskopi për ditën e shtunë 15 shkurt 2020. Parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo ditë do të jetë neutrale për dashurinë, por bëni kujdes ndaj zhgënjimeve, pasi me gjasë ka diçka që kërkon sqarim. Nëse ka ndonjë problem ligjor të mbetur pezull, bëni mirë që ta zgjidhni sa më parë.
Demi
Do të ketë ndonjë moment tensioni në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Ndërkohë do të arrini që të kaloni një krizë ekonomike.
Binjakët
Nëse duhet të sqaroni diçka në dashuri bëjeni tani, pasi që nga e diela, Hëna do të ketë ndikim të kundërt. Jeni shumë të stresuar dhe të tensionuar. Edhe në punë, zgjidhja që do të gjeni nuk duket të jetë e duhura.
Gaforrja
Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm emocional në raport me ditët e kaluara. Nëse ka diçka pezull bëni mirë që të flisni tani. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe kjo gjë, pasi ky është një moment i mirë për të rënë në sy.
Luani
Takimet e reja do të jenë mjaft të favorshme, ndërsa ata që janë vetëm, duhet të përveshin mëngët. Nga ana tjetër ka nervozizëm në ajër, sidomos në sferën profesionale.
Virgjëresha
Në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ndërkohë që problemet e vetme mund të kenë të bëjnë lidhur me ndonjë ish të mundshëm. Mundohuni që të jeni tëe sinqertë pasi iu presin emocione të bukura. Në punë bëni mirë që të vlerësoni propozimet e reja.
Peshorja
Bëni kujdes ndaj historive që do të lindin në këtë periudhë, pasi kanë diçka të çuditshme. Nëse duhet të përballeni me një ndryshim, mbani parasysh që të pasiguria nuk është mençuri.
Akrepi
Ju pret një e shtunë interesante, ku dashuria do të jetë mjaft e favorizuar për gjithë ata që janë çift dhe vetëm, pasi mund të ketë takime interesante. Në punë do të keni dëshirë për të ndryshuar, ndaj vlerësojeni mirë një propozim.
Shigjetari
Mundohuni që të mos lejoni askënd të ndërhyjë në historinë tuaj të dashurisë. Mërkuri mund të shkaktojë debate për çështje edhe nga më banalet. Në punë, mund të ketë edhe ngadalësime.
Bricjapi
Kjo ditë nuk do të jetë interesante për dashurinë, por që nga e diela rikuperimi nuk do të vonojë. Do të jeni disi pesimist. Ndërsa në punë mund të lindin debate me dikë të shnjës së gaforres, peshores dhe dashit. Ndoshta jeni shumë të zënë dhe kjo gjë do ju bëjë nervoz.
Ujori
E shtuna do të jetë mjaft nervoze në dashuri, ku mund të përjetoni një krizë për shkak të ndikimit të Hënës. Në punë, mundohui që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështje të rëndësishme.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë në dashuri, ku mund të ketë përmirësim të një raporti. Në punë, keni nevojë për të dalë në pah dhe për këtë mund t’iu ndihmojë një telefonatë.