Vdes nëna me 2 fëmijët nga rrjedhja e gazit, fëmija tjetër në gjendje të rëndë
Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ndërkohë që fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ende ambulanca nuk ka mbërritur.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat policore.
Fraksion.com