Shefi i Facebookut pranon rritjen e taksave në Evropë
Shefi i gjigantit, Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se pranon që kompania e tij mund të paguajë më shumë taksa në të ardhmen në Evropë dhe pranon “frustrimin” e njerëzve lidhur me këtë çështje.
Ai ka thënë po ashtu se mbështet planet e Institutit kërkimor, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të gjetur një zgjedhje globale.
Facebook edhe kompani tjetër janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë.
Mbretëria e Bashkuar ka thënë se planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjiale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së.
Nëse merret ky vendim, Mbretëria e Bashkuar mund të përfitojë deri në 500 milionë dollarë brenda vitit.
Franca në anën tjetër është pajtuar për të shtyrë vënien e taksave në shitjet digjitale deri në fund të vitit, duke shtyrë kështu edhe arritjen e një marrëveshjeje globale.
Zyrtarët amerikanë për tregti kanë thënë se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë.
Në shenjë hakmarrjeje, Uashingtoni ka kërcënuar me vënien e tarifave në disa produkte ushqimore franceze.
Fraksion.com