AktualitetBota+Të funditTeknologji

SHBA, akuza të reja kundër firmës kineze Huawei

Qeveria amerikane ngriti të enjten një aktpadi të re, kundër kompanisë kineze të teknologjisë Huawei dhe drejtueses kryesore të saj Meng Wanzhou.

Aktakuza u ngrit në gjykatën federale të Bruklinit në Nju Jork.

“Huawei” akuzohet për komplot me qëllim shkeljen e aktit që ndalon krimet nëpërmjet zhvatjes dhe detyrimit si dhe aktivitetet korruptive, me synimin për të vjedhur sekretet tregtare të gjashtë kompanive amerikane të teknologjisë.

Në aktpadi ka akuza të reja në lidhje me kompaninë që përfshijnë vende ndaj të cilave rëndojnë sanksione, siç janë Irani dhe Koreja e Veriut.

“Huawei” akuzohet për vjedhje të sekretit tregtar lidhur me kodet që ruajnë të dhëna në internet, teknologjinë e antenave celulare si dhe në fushën e robotikës. Deri tani nuk ka patur asnjë koment nga kompania “Huawei” apo zonja Meng mbi këtë çështje.

 

Fraksion.com