AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon kryeministrin e Kuvajtit

Kryeministri Edi Rama u takua në Mynih, Gjermani me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah.

Kreu i qeverisë ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ku janë të pranishëm krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime dhe me pjesëmarrës të tjerë të nivelit të lartë.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih marrin pjesë zyrtarë të nivelit të lartë, si presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell.

Fraksion.com