“Tirana kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”; Ambasadorja Kim: SHBA, krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah
“Faleminderit ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO. SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah”, shprehet ambasadorja Kim, ndërsa publikoi pjesëmarrjen e ministres Xhaçka në Ministerialin e Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 shkurt.
Në 17 dhe 18 Qershor, Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë.
“Në 17 dhe 18 Qershor, #Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë. E lumtur që u miratua propozimi im që #Shqipëria të jetë vendi organizator i Ministerialit të ardhshëm të Mbrojtjes, për herë të parë në rajonin tonë.
Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe mesazh për rolin e fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.
Në Ministerialin e radhës të NATO-s në Bruksel, falenderova aleatët për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 Nëntorit në vendin tonë dhe ata që vazhdojnë të na gjenden pranë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit.
Sigurova angazhimin e qeverisë për ta rritur buxhetin e Mbrojtjes nga 1.34% të PBB që është aktualisht, në 2% në vitin 2024.”, shkroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në Facebook.
Fraksion.com