AktualitetTë fundit

Gara për kreun e BKH; 8 kandidatët qe u kualifikuan do t’i nështrohen ‘makinës së të vërtetës’

Eshtë  8 numri i kandidatëve që do të shkojnë, përpara makinës së të vërtetës në garën për kreun e Byrosë Kombëtaredo nga 40 kandidatë t e listës paraprake.

8 kandidatët kaluan testin logjik dhe fizik, dhe tashmë ata do t’i nënshtohen testin të poligrafit që njihet ndryshe se makina e së vërtetës. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

Testin nuk e kanë kaluar drejtori i Burgjeve Agim Ismaili, dhe as kreu i Kufirit, Eduart Merkaj. Në listën e kualifikuar janë spikasin dy gra, mes tyre numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).

Makinës së të vërtetës pritet t’i nënshtrohet edhe Ylli Pjetërnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër.

Ambasada Amerikane reagoi dy ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook” duke shkruar se komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së

E premte 14.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

 Lista e 8 kandidateve te kualifikuar

1-Aida Veizaj (Hanaj)

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

 

 

Fraksion.com