Basha pret drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj. Lideri i PD-së ka bërë me dije detaje nga takimi, ndërsa shkruan në ‘Facebook’ se bashkë me Salim diskutuan mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare, që sipas tij është e zhytur në kolaps. “Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.
Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.