AktualitetPolitikëTë fundit

Basha pas takimit me delegacionin e Venecias: Opozita do marrë vendime me qytetarët

“Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike’”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas takimit me  delegacionin e Komisionit të Venecias.

Basha tha se në takimi me ekspertët e  Komisionin e Venecias ishte i frytshëm.

“Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike dhe ilustrimi më i mirë i kësaj krize javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti i cili nuk pret as opinionin e komisionin e Venecias por ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara. Prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grupi pushtetarë të lidhur me një grup kriminelë dhe oligarkësh që së bashku kanë kapur zgjedhje, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e  vendi, pronat e shqiptarëve dhe gjithçka në këtë vend kontrollohet nga pushtet. Kjo nuk është  demokraci. Ky nuk është shteti ligjor, ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam, jo  vetëm problematikën e rënduar që  nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe i shkatërrimit të Reformës në Drejtësi, por dhe rrugën e daljes”, tha ai.

“Rruga e daljes është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve, të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve, që ka të lidhur me qytetarë. Një parlament një qeveri që ka dalë nga dosjet 184 dhe 339  nga bashkëpunimi i bandave dhe krimit të organizuar është peng i tyre do t’u shërbej atyre dhe oligarkisë. Kjo është zgjidhja para shqiptarëve, do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve  dhe oligarkëve apo do u kthejmë Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe të barazisë para ligjit të gjithë shqiptarëve dhe jo shfaqe propagandistike që nuk i hedhin dot hi syve as shqiptarëve as miqve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Basha.

Përsa i përket qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, Basha tha se “zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër  do të vazhdojë të përdor në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushteti të vet dhe të atyre që ka ardhur në pushtet kriminelëve dhe oligarkëve, kundër  interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për  t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”.

 

Fraksion.com