The Economist: Shqipëria renditet e 39-a ndër 195 vende të botës për sigurinë shëndetësore
Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara në lidhje me sigurinë shëndetësore.
Studimi prestigjioz i publikuar nga “The Economist”, tregon se Shqipëria lë pas vende si Turqia, apo vendet e rajonit.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore mat tregues të tillë si: fuqia parandaluese ndaj patogjenëve, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, sistemi shëndetësor adekuat për të trajtuar të sëmurët, pajtimi me normat ndërkombëtare, rreziku i përgjithshëm ndaj kërcënimeve biologjike.
Sa i takon specifikave si zbulimi i hershëm, dhe raportimi i epidemive, Shqipëria është renditur në vendin e 25-të duke lënë pas vende si Austria, Kroacia, etj.
Të dhënat janë mbledhur “The economist intelligence unit”, botimi më prestigjioz sot në botë në analizën e politikave globale në fusha të ndryshme.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) është një studim i cili vlerëson dhe krahason sigurinë shëndetësore në 195 vende të botës. Ky index i realizuar në vitin 2019 nga Nisma ndaj Kërcënimeve Bërthamore, Qendra për Sigurinë Shëndetësore, Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg si dhe “The Economist”.
Fraksion.com