AktualitetPolitikëTë fundit

“SPAK duhet të ketë sukses”; Ambasadorja amerikane mesazh për drejtësinë në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë.

Kryediplomatja amerikane shkruan në “Twitter” se SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit, ndërsa shton se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në “Tiwtter” e ambasadës amerikane në Tiranë.

 

Fraksion.com