AktualitetRajoniTë fundit

Një i vdekur në Athinë Qendrore; Përplasen me thika grupet rivale të migrantëve afganë

Një person u vra dhe të paktën një tjetër u plagos të enjten gjatë një përplasjeje të dhunshme mes grupeve rivale të migrantëve në qendër të Athinës.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Rrugën Menandrou, në një pjesë të populluar të kryeqytetit grek.

Sipas dëshmitarëve okularë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin me thika.

Policia greke ka konfirmuar se përleshjet ndodhën mes migrantëve afganë.

Si burri  që vdiq në vendngjarje dhe tjetri që u plagos rëndë u çuan në spitalin Evangelismos.

Deri në këtë moment, nuk është bërë asnjë arrestim. Incidenti po hetohet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës.

 

Fraksion.com