“Ndërmjetësoi për lirimin e Jan Prengës”; Misionari: Droga u dorëzua, pengu jo
Nikollë Shullani kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve në Shqipëri tregon si njerëzit e familjes Prenga kishin shkuar për ta takuar për t’i kërkuar ndihmë që të lirohej njeriu i tyre i marrë peng, Jan Prenga.
Dëshmia u dha në një prononcim për gazetarët në Shkodër.
“Disa ditë më parë erdhi Anton Prenga, Pjetër dhe Zef Prenga, vëllai xhaxhai dhe kushëriri i Jan Prengës dhe më kanë treguar se çfarë u kishte ndodhur. Unë e dija se kishin rrëmbyer Janin. Më kanë thënë kanë dalë tre emra nga Shkodra që janë përmendur për rrëmbimin e vëllait tonë.
Mi kanë treguar emrat dhe u kam thënë matnu mirë se është shumë e rëndë akuza pa qenë. Ata më kanë thënë se është e vërtetë se na kanë thënë vlonjati që vëllanë jua kanë rrëmbyer Doçi, Gështenja dhe Bleta. Une kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij më ka thënë e kam 8 muaj qe nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem të flas sepse nuk është në Shqiperi dhe se është në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë. Familja Doçi nuk me ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo jo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar te familja Bleta e Martin Bletes por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Gështenja dhe me kane pritur. Pas disa ditësh më kanë thirrur dhe më kanë thënë se Korado Gështenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryejë llogarite me shtetin shqiptar duke qenë se është në kërkim është i gatshëm të betohet në kishe në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni dhe nëse bën këtë betim është i larë sepse të besh be është gjë e madhe. Me pas une i kam thënë djalit tim në Angli, Gëzimit qe e kam prej 22 vitesh që të flasë me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh.
Familjeve ne Shkoder i kam thënë që nëse kane lidhje ta lirojnë Jan Prengën sepse i kam thënë që për çfare ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorëzanë. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nese keni marre mallin drogën dorëzojeni sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun.
Astriti e ka dorëzuar drogen por pengu nuk është liruar. Djali im Gezimi vetem i ka pyetur dhe nuk ka asnje lidhje me drogën dhe nuk është e vërtetë se djali im ka marrë drogën nga kontinieri sepse kontinieri ka qene me banane dhe është e pamundur për tu futur.
Djali im nuk ka asnjë lidhje përveçse ësht munduar te ndihmoje dhe te beje ndermjetesin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtenjen dhe as Bleten. Jam unë që i kam kërkuar djalit që të flasë me Astritin dhe nuk ia ka kerkuar askush tjeter.
Me sa dime drogen Astrit Prenga ia ka marre nje anglezi sepse ai i ka patur nje borxh prej 700 mije paund dhe nuk e ka ditur se mund te kete lidhje kush tjeter. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askend tjeter dhe eshte munduar vetem te ndihmoje ashtu si une. Me njohin shqiptaret ne gjithe boten dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shume probleme. Kanuni ka mbi 500 vite qe zbatohet dhe ne nuk e shkelim.”, tha Nikollë Shullani.
Fraksion.com